Saturday, March 28, 2026
HomeALBU përcoll për në banesën e fundit, Erion Braçe i jep lamtumirën…

U përcoll për në banesën e fundit, Erion Braçe i jep lamtumirën…

Gazetari dhe publicisti Namir Lapardhaja është përcjellë këtë të mërkurë në banesën e fundit, mes dhimbjes së familjarëve, miqëve dhe kolegëve.

Homazhet në nderim të tij u mbajtën në Pallatin e Kulturës në Berat, ku ishin të pranishëm figura të shumta publike. Mes tyre ishte edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili mori pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Braçe së fundmi ka ndarë në rrjetet sociale disa momente nga homazhet, të shoqëruara me fjalë të ndjera për të ndjerin.

UDHETIM TE QETE NAMIR! EDHE PSE TE GJITHE TE DONIN KETU; I ZOTIT QOFSH PREJ SOT! I LEHTE DHEU I BERATIT NE GJOKSIN TEND! Respekt e mirenjohje per NJERIUN qe ishe e mbete, nuk u tjetersove kurre!”shkruan Braçe.

Kujtojmë se gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja mbylli sytë në moshën 40-vjeçare në Gjermani. Ikja e tij e parakohëshme ka prekur zemrat e të gjithëve, ku ka lënë një boshllëk të madh në familje

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments