Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar panik tek qytetarët në disa zona të vendit.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundja ka qenë me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter dhe është ndjerë veçanërisht në zonën qendrore. Burimet bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë mes Lushnjës dhe Elbasanit, duke bërë që shumë banorë të ndjejnë lëkundje të forta për disa sekonda.
Dëshmitarë nga zona raportojnë momente frike dhe pasigurie, ndërsa shumë prej tyre kanë dalë jashtë banesave menjëherë pas lëkundjes.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, por ngjarja ka rikthyer edhe një herë frikën e tërmeteve tek qytetarët.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe pritet të ketë më shumë informacion në vijim.
