Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një listë, sipas së cilës, 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale.
Në këtë publikim, Trump ka ndarë të dhëna edhe për familjet emigrante nga vende të tjera, duke treguar nivelin e përfitimit të asistencës sociale në SHBA.

Sipas shifrave, 41.3% e familjeve emigrante shqiptare marrin ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në listë përfshihet edhe Kosova, me një përqindje prej 46% familjesh përfituese.
Të dhënat janë pjesë e një renditjeje e cila pasqyron përqindjen e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendeve të origjinës. Në listën e publikuar nga Trump, Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me disa shtete të tjera, por mbi nivelin 40%, duke u renditur pranë vendeve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.
