Përplasja mes ish-presidentëve amerikanë Donald Trump dhe Barack Obama ka marrë një tjetër dimension, këtë herë për shkak të deklaratave mbi alienët dhe informacionet e klasifikuara.
Gjatë një bisede me gazetarët në bordin e Air Force One, Trump u pyet nëse kishte parë prova për “vizitorë jo-njerëzorë në Tokë”. Ai u shpreh se ishin bërë deklarata që, sipas tij, nuk duhej të ishin bërë publike, duke lënë të kuptohet se ishte zbuluar informacion i ndjeshëm.
Debati u ndez pas një interviste të Obamës në podcastin e Brian Tyler Cohen, ku ai u pyet nëse alienët ekzistojnë. “Ata janë të vërtetë, por unë nuk i kam parë,” u përgjigj me humor ish-presidenti, duke shtuar se nuk ka prova për struktura sekrete në Zonën 51 apo për vizita jashtëtokësore.
Pas reagimeve të shumta, Obama publikoi një sqarim në Instagram, duke theksuar se komentet e tij ishin në frymën e një rubrike me përgjigje të shpejta dhe se, ndonëse probabiliteti statistikor për jetë në univers është i lartë, nuk ka prova që alienët kanë kontaktuar Tokën.
