Tronditje në Podgoricë: Babai i të riut shqiptar jep lajmin e hidhur!(Emri+Foto)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Podgoricën dhe gjithë komunitetin shqiptar.

Binak Kabashi, një i ri nga Shipoli i Mitrovicës, ndërroi jetë tragjikisht pasi u plagos me armë zjarri pranë kodrës së Goricës dy ditë më parë.

Ai u transportua me urgjencë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku mjekët luftuan për jetën e tij, por plagët rezultuan fatale.

Lajmin e hidhur e dha vetë babai i tij, Ali Kabashi, me një postim prekës në Facebook, që është shpërndarë gjerësisht nga të afërm dhe miq.

Autori i dyshuar i krimit, një 23-vjeçar me inicialet E.B., u arrestua vetëm pak orë pas ngjarjes, në zonën midis urave Blazov dhe Viseci.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa familjarët dhe komuniteti kërkojnë drejtësi për Binakun – një jetë e re që u shua para kohe.