Një episod i papritur dhe tronditës ndodhi gjatë gjysmëfinales së spektaklit “Big Brother VIP Albania 4”. Pas shpalljes së skualifikimit të dy banoreve, Loredanës dhe Jozit, tensioni në shtëpi arriti kulmin.
Në momentin e largimit nga shtëpia, Jozi humbi kontrollin dhe, përballë kamerave dhe banorëve të tjerë të shokuar, goditi fizikisht Gjestin duke e rrëzuar përtokë. Ngjarja u zhvillua brenda pak sekondash, por mjaftoi për të sjellë reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale.
Ledion Liço ndërhyri menjëherë për të informuar publikun se Gjest ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet nga stafi mjekësor.
Nga ana tjetër, Jozi është shoqëruar nga forcat e rendit drejt komisariatit, ndërsa publiku kërkon sqarime dhe masa të mëtejshme për incidentin. BBV4 nuk ka qenë kurrë më i papritur.