Këtë të premte, Këshilli i Ministrave ka vendosur të emërojë ish-deputetin e Partisë Demokratike, Dashnor Sula, si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në karrierën e tij publike.
Në këtë funksion, Sula do të mbikëqyrë të gjithë inspektoratet qendrore dhe vendore. Ai zëvendëson kështu në detyrë Shkëlqim Hajdarin, i cili është emëruar prefekt i Tiranës.
Dashnor Sula ka qenë deputet i Partisë Demokratike për shumë vite, duke përfaqësuar qarkun e Elbasanit në Parlament në periudha të ndryshme që nga viti 2005 deri në 2025.
● Konfliktet me Sali Berishën dhe PD-në:
Rrugëtimi i Dasg Sulës në politikë nuk ka qenë pa tensione me Sali Berishën. Sula është larguar nga Partia Demokratike pas mosmarrëveshjeve mbi listat e kandidatëve dhe mënyrën e drejtimit të partisë në zgjedhjet e vitit 2025.
