Tuesday, February 10, 2026
HomeALB“Tronditëse në Hagë: Prokuroria zbulon mashtrimet e ish-presidentit Thaçi”

“Tronditëse në Hagë: Prokuroria zbulon mashtrimet e ish-presidentit Thaçi”

Sot është dita e dytë e shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-zyrtarëve të lartë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Prokuroria pretendon se Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët, duke e bërë të domosdoshme që deklaratat e tyre për UÇK-në dhe rolin e ish-eprorëve të merren me rezervë të madhe.

Në fjalën e saj, Prokuroria thekson:

“Ata nuk e dinin se Thaçi mund të bënte emërime ushtarake… James Rubin, Wesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë nuk kuptuan realitetin. Thaçi ishte mjeshtër në të fshehtën, duke i bërë ata të besonin se gjithçka po shkonte në rrugën e duhur, pa u përballur me të vërtetën e asaj që po ndodhte.”

Deklaratat e Prokurorisë tronditën opinionin ndërkombëtar, duke hedhur hije mbi perceptimin historik të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments