Thursday, January 15, 2026
HomeALBTronditëse në Durrës: 66-vjeçari humb jetën pas dyshimeve për konsumim fotoksine

Tronditëse në Durrës: 66-vjeçari humb jetën pas dyshimeve për konsumim fotoksine

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku një burrë 66-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit, shtetasi T. A., banues në Shënavlash, është transportuar drejt spitalit të Tiranës, ku ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë konsumimi i fotoksinës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për vlerësim, në lidhje me shtetasin T. A., 66 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës, dyshohet si pasojë e konsumimit të fotoksinës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments