Tuesday, February 17, 2026
HomeALBTragjedia në Durrës! Del FOTO, kjo është 23-vjeçarja që konsumoi fostoksinë dhe...

Tragjedia në Durrës! Del FOTO, kjo është 23-vjeçarja që konsumoi fostoksinë dhe vdiq, mjekët bënë të pamundurën ta shpëtonin

Vajza që shihni në foto është 23-vjeçarja me ininciale F.T, e cila humbi jetën tragjikisht ditën e djeshme në fshatin Vadardhe të Sukthit.

Policia njoftoi më herët se e reja, në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar mëngjesin e një dite më parë lëndë helmuese, si fostoksinë.

Menjëherë ajo u transportua në Spitalin Rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes së saj të rënduar ajo u nis drejt QSUT-së, mirëpo fatkeqësisht pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 23-vjeçarja humbi jetën.

Burime për mediat bëjnë me dije se e reja gjatë kësaj kohe nuk kishte ndarë shqetësime me familjarët. Policia është duke hetuar lidhur me shkakun që çoi atë të ndërmerrte këtë akt ekstrem.

“Më datë 16.02.2026, është dërguar në spitalin e Durrësit, shtetasja F. T., 23 vjeçe, banuese në Sukth, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesë. Ajo u dërgua për mjekim të specializuar në QSUT, por pavarësisht ndihmës mjekësore humbi jetën”, njoftoi Policia më herët.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments