Thursday, January 15, 2026
HomeALBTragjedi në Lushnjë: Shtetasi pëson atak kardiak në timon dhe ndërron jetë

Tragjedi në Lushnjë: Shtetasi pëson atak kardiak në timon dhe ndërron jetë

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar paraditen e sotme në fshatin Kurtin, në bashkinë e Lushnjës.

Një shtetas rreth 60 vjeç, i cili po udhëtonte me motor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar, duke u përplasur në tokë. Si pasojë e përplasjes, ai ka humbur jetën në vend.

Sipas familjarëve, viktima vuante nga probleme të zemrës, ndaj dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një atak kardiak i mundshëm gjatë drejtimit të motorit. Lajmi raportohet nga “A2 CNN”.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments