Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Tarn Taran në Punjabin e Indisë, kur një student i vitit të parë të juridikut qëlloi për vdekje shoqen e klasës së tij brenda një klase dhe më pas tentoi të vetëvritej.
Incidenti ndodhi në Mai Bhago Law College, në fshatin Usma, dhe u kap nga kamerat e sigurisë. 20-vjeçari Prince Raj nga fshati Mallian hyri në klasë dhe pas një bisede të shkurtër qëlloi Sandeep Kaur, 19 vjeçe, nga Naushehra Pannuan. Ajo vdiq në vend, duke lënë pas një familje të shkatërruar nga dhimbja.
Menjëherë pas aktit makabër, Raj u dërgua në spital në gjendje kritike. Motivi ende nuk është i qartë, ndërsa komuniteti lokal është tronditur thellë.
Nëna e viktimës, Harjinder Kaur, shprehu dhimbjen e saj të thellë:
“Unë punoj çdo ditë për të siguruar një të ardhme për fëmijët e mi. Sot ajo iku për një ditë normale shkolle. Si mund të hynte një student me armë në klasë? A ka ndopak siguri në këtë kolegj?”
Ngjarja ka ngritur pyetje serioze mbi sigurinë në institucionet arsimore dhe ka lënë komunitetin në shok dhe tronditje.
