Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Skraparit. Një 42-vjeçar, i identifikuar si Ilir Kurti, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur në lumë, pranë vendit të njohur si “Ura e Blezënkës”, afër Kanioneve të Osumit.
Në vendngjarje u gjetën motori me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe celulari i tij. Nga shqyrtimi i telefonit rezultoi edhe mesazhi i fundit që Iliri i kishte dërguar të vallait, duke njoftuar se po i jepte fund jetës.
Ilir Kurti punonte si roje në një hidrocentral në Skrapar. Ai kishte qenë i martuar me një shtetase rumune, me të cilën kishte një djalë. Shtatë vite më parë çifti u nda, dhe ish-bashkëshortja u largua drejt Rumanisë, duke e ndarë Ilirin nga djali i tij.
Familjarët tregojnë se ai kishte kaluar muaj të tërë i mbyllur në vetvete, duke vuajtur thellë për largimin e të birit. Burime policore bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se ai është hedhur në lumë, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
