Friday, April 3, 2026
HomeALBTopalli i kthehet “zakonit të vjetër”: Kapeni për zhelesh dhe nxirreni përjashta…

Topalli i kthehet “zakonit të vjetër”: Kapeni për zhelesh dhe nxirreni përjashta…

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli riktheu shprehjen “Kape për zhelesh e nxjerre përjasht”, e përdorur prej saj në kohën kur ishte kryetare Kuvendi.

Kësaj radhe ia drejtoi Taulant Ballës pas ofendimeve që ky i fundit i ka bërë grave të PD-së.

Kryetar i kuvendit, kur drejton seanca ka një rregullore dhe nuk ka një nen që dënon gjithmonë deputetët e opozitës. Është e mira që të mbash rregull nëse mund të quhet parlament, që të shohësh të gjitha nenet. Nuk është normale dhe nuk ka ndodhur që një nën e 2 fëmijëve, fëmijët e të cilës janë kërcënuar nga bandat gjatë fushatës, të ofendohen me një fjalor aq vulgar sa në shpellat e mafies nuk përdoren se dhe ato kanë një kod. Nuk ka ndodhur kurrë që deputeti të provokojë mbi dhimbjen e vrasës së 4 dëshmorëve të demokracisë. kurrë një paburrë provon mbi të vdekurit dhe merret vetëm me gra, ka vetëm një shprehje, merre zoti kryetar, kape për zhelesh e nxjerre përjashta”, tha Topalli.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments