Thursday, February 12, 2026
HomeALB“Tokën ma la babai” – Lot dhe revoltë kundër resortit që po...

“Tokën ma la babai” – Lot dhe revoltë kundër resortit që po ndërtohet nga biznesmeni i njohur

Një banor i Rrjollit në Velipojë ka shpërthyer në lot përpara Policisë së Shkodrës, ku kërkoi lirimin e protestuesve që prej gjashtë ditësh po kundërshtojnë ndërtimin e një resorti nga Bashkim Ulaj. Banorët shprehen se po u merren pronat në mënyrë të padrejtë dhe akuzojnë ndërtuesin se u ka grabitur tokat e trashëguara ndër breza.

Mes emocionesh të forta, njëri prej banorëve tregoi se toka dhe banesa për të cilat po proteston janë trashëgimi familjare, të lëna nga i ati. Ai theksoi se nuk ka kthim pas dhe se familja e tij jeton në atë pronë prej më shumë se një shekulli.

“Kthim prapa nuk ka. Babai im ka lindur në vitin 1908 dhe shtëpia jonë është 118-vjeçare. Kemi kërkuar kontakt dhe zgjidhje, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, u shpreh banori mes lotësh.

Protesta vijon prej disa ditësh, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe banorët kërkojnë ndërhyrje të institucioneve për të ndaluar, sipas tyre, cenimin e pronës private

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments