Debatet mes banorëve janë tensionuar sërish, teksa Miri ka bërë një deklaratë të fortë kundër Mateos, duke përdorur tone të ashpra dhe gjuhë kërcënuese.
Në një moment të nxehtë diskutimi, ai është shprehur: “Atë duhet ta rrafesh me shkop bejsbolli, bap bap bap!”, deklaratë që ka shkaktuar reagime të menjëhershme brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Marko është përfshirë në bisedë duke i mbajtur muhabetin dhe duke mos e kundërshtuar hapur këtë gjuhë, gjë që ka shtuar edhe më shumë polemikat mes ndjekësve të spektaklit.
Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të sjellë reagim nga produksioni dhe si do të ndikojë në marrëdhëniet mes banorëve. (Video)
