Një situatë sa absurde aq edhe ironike ka ndodhur sot në Tiranë. Qyteti thuajse është “zbrazur”, pasi mijëra njerëz janë nisur drejt Dajtit vetëm për të parë borën. Rrugët janë bllokuar për më shumë se 3 orë, familje të tëra mbetën në trafik, ndërsa kulmi i çmendurisë erdhi kur pas mbërritjes, teleferiku nuk funksiononte sepse kishte mungesë energjie elektrike.
Kjo situatë ka hapur edhe një debat të fortë: shumë e shohin si tregues të “mirëqenies”, duke thënë se njerëzit nuk kanë arsye të protestojnë sepse po jetojnë mirë, edhe pse të gjithë e dinë se janë vjedhur për vite me radhë. Ndërkohë, të tjerë e quajnë skandal dhe pasqyrë të realitetit ku argëtimi dhe spektakli vihen mbi problemet e vërteta të vendit.
