Në rrjetet sociale ka nisur së fundmi një përplasje mes deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi dhe influencueses së njohur, Dea Mishel.
Gjithçka nisi kur Dea postoi në “Instagram”-in e saj një video ku i përgjigjej kryeministrit Edi Rama pas imitimit që ky i fundit u bëri atyre gjatë një takimi me banorët ne Elbasan.Kreu i qeverisë imitoi blogeret që kanë mbështetur protestat kundër projekteve në Zvërnec.
Dea ka mbrojtur influencueset, duke i cilësuar si vajza të arsimuara dhe të artikuluara, ndërsa ka kritikuar Ramën për deputeten Zegjine Çaushi që e ka në parlament.
Por debati ka marrë një tjetër kthesë në rrjetet sociale, ku deputetja i ka shkruar në privat Deas, duke i nisur foto nga “Big Brother VIP” kur ajo ka qenë pjesë e formatit.Menjëherë erdhi reagimi i influencueses së njohur, e cila jo vetëm i ktheu përgjigje, por bisedën në fjalë e bëri publike në rrjetet e saj sociale.
E kështu nisi një ‘debat’ mes deputetes dhe influencueses në rrjet. Zegjine më pas i publikoi Dea-s një video ku ajo shfaqet duke u tallur me jetimët, pamje që pak kohë më parë janë bërë shumë virale.
Lidhur me këtë ka reaguar direkt Dea përmes disa postimeve në “Instastory”.

