Sfida e banorëve të Akuariumit, pas bashkimit me pjesën tjetër të shtëpisë, solli debate dhe përplasje gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme.
Gjatë lojës, Juxhini u përpoq ta bënte të fliste Brikenën, ndonëse asaj nuk i lejohej komunikimi me banorët e tjerë. Në këtë përpjekje, ai e pengoi Brikenën të dilte nga tualeti. Në ndihmë të saj ndërhyri Miri, i cili e largoi Juxhinin nga dera. Ky veprim nuk u prit mirë nga Juxhini, i cili pretendoi se në asnjë moment nuk kishte ushtruar forcë fizike ndaj Brikenës.
Një tjetër përplasje ndodhi mes Selinës dhe Malit. Sipas Malit, prekjet e Selinës në fytyrën e tij ishin të panevojshme dhe tejkalonin kufijtë e lojës.
Si pasojë e shkeljes së rregullave, Vëllai i Madh mori vendimin që tre banorë të shkojnë në televotim. Ata janë Selin, Juxhini dhe Miri.
Pyetja për publikun është: kë doni të shpëtoni?
