Friday, March 13, 2026
HomeALBTërmet i fortë godet Turqinë! Panik te banorët, ja sa ishte magnituda...

Tërmet i fortë godet Turqinë! Panik te banorët, ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqend

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Sipas të dhënave të para nga qendrat sizmologjike, lëkundja e fortë u ndje në disa qytete dhe zgjoi banorët nga gjumi.

Tërmeti ndodhi rreth orës 03:35 sipas orës lokale dhe kishte një thellësi rreth 35 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Epiqendra e lëkundjes sizmike ishte rreth 56 kilometra nga një qytet i zonës, ndërsa dridhjet u ndjenë edhe në disa zona përreth.

Raportohet se shumë banorë kanë dalë në rrugë nga frika e lëkundjeve të forta. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka raportime për dëme serioze apo viktima.

Autoritetet dhe shërbimet përkatëse po monitorojnë situatën dhe pritet që në orët në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje sizmike.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments