Tensione, provokime dhe një shuplakë: Cila ishte arsyeja e vërtet e ndodhjes së incidentit në shtëpinë e Big Brother VIP?

by orgest · April 13, 2025

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, vetëm pak ditë përpara finales së madhe. Pas shpalljes së emrave të eliminuar, Jozi dhe Loredana, tensioni në shtëpi u përshkallëzua në një mënyrë që askush nuk e priste.

Në momentin që Jozi po largohej, Gjesti ndërhyri duke i hapur derën në mënyrë provokuese, si për t’i thënë: “Unë po të nxjerr jashtë.” Ky veprim ndezi situatën dhe solli një reagim të fortë nga Jozi, i cili e goditi me shuplakë Gjestin, duke e rrëzuar në tokë.

Pas incidentit, Jozi u dëgjua duke shpërthyer: “S’ka lind ai p** motre që ma çel derën mua, more vesh, zagar!”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa publiku pret vendimin e produksionit lidhur me pasojat e këtij konflikti fizik në prag të finales.

You may also like