Thursday, February 12, 2026
HomeALBTensione në Kuvend ! Redi Muçi i kujton Hoxhës rastin e policit...

Tensione në Kuvend ! Redi Muçi i kujton Hoxhës rastin e policit që tronditi vendin qe asnje se permendi ( Video )

Një debat i fortë ka shpërthyer së fundmi në studio, ku Redi Muçi ka drejtuar akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-ministrit Ervin Hoxha. Me tone të ashpra, Muçi e akuzoi publikisht se gjatë kohës që ishte në detyrë nuk mbrojti Azbi Spahiun, por sipas tij, zgjodhi të mbrojë djalin e biznesmenit Samir Mane.

Muçi solli në vëmendje edhe rastin e bujshëm të policit që, pasi kishte arrestuar djalin e Samir Manes, disa kohë më pas dyshohet se u hodh nga pallati në rrethana të paqarta. Sipas tij, kjo ngjarje kaloi në heshtje dhe nuk mori vëmendjen që meritonte.

“Pse heshtët për policin që u hodh nga pallati? Pse askush nuk foli?” – ishte një nga pyetjet direkte që Muçi ngriti gjatë përplasjes, duke e cilësuar situatën si një “turp të madh”.

Deklaratat kanë ndezur reagime të shumta në rrjet, ku mbështetës të ndryshëm kanë duartrokitur guximin e Muçit për të ngritur publikisht këtë çështje, ndërsa të tjerë kërkojnë sqarime dhe transparencë nga palët e përfshira.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim zyrtar nga Ervin Hoxha lidhur me akuzat e bëra n kuvend.

📌 Video e debatit po qarkullon me shpejtësi në rrjet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments