Thursday, April 2, 2026
HomeALBTension në kulm në BBV – Ndërpritet momenti vendimtar i Selinës, shpërthen...

Tension në kulm në BBV – Ndërpritet momenti vendimtar i Selinës, shpërthen reagimi i publikut

Një moment tepër i fortë emocional ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi transparencën e spektaklit.

Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë, mamaja e Selinës i bëri thirrje të hapur vajzës së saj: “Hajde në shtëpi”. Një deklaratë që dukshëm e tronditi Selinën, e cila la të kuptohej se do të merrte një vendim të rëndësishëm aty për aty, madje dukej sikur ishte pranë largimit.

Por pikërisht në këtë moment kyç, kur publiku priste vendimin final të saj, transmetimi u ndërpre papritur dhe u kalua në publicitet.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës e konsiderojnë si një ndërhyrje të qëllimshme për të ndikuar në vendimin e Selinës. Sipas tyre, kjo pauzë i dha kohë produksionit për të “ndërhyrë” dhe për t’i mbushur mendjen që të mos largohej nga gara.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë nga fakti që Selina është përfolur shpesh si një nga favoritet e produksionit për të fituar këtë edicion. Komentet në rrjet po shpërthejnë, me shumë përdorues që e quajnë situatën një “turp të madh” dhe një lojë të manipuluar.

A ishte kjo një rastësi apo një strategji e mirë menduar?

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të radhës, ndërsa besimi ndaj spektaklit duket se po lëkundet gjithnjë e më shumë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments