Gjatë ditës së sotme, në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë parashikohen reshje mesatare deri lokalisht të dendura, ndërsa në Dibër reshjet do të jenë kryesisht mesatare.
Në Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje të dobëta deri herë pas here mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të lehta. Në disa zona, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në zonat malore mbi 300 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të shfaqen në formë dëbore.
🌡️ Temperaturat
Bregdeti: nga 2°C deri në 12°C Zonat e ulëta: nga -2°C deri në 9°C Zonat malore: nga -6°C deri në 6°C
🌬️ Era
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në zonat bregdetare dhe ato malore.
