Policia ka arrestuar një 61-vjeçar nga Përmeti, pasi ka qenë duke i dhënë makinës në gjëndje të dehur.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 61 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.
Për fat, nuk ka marrë njeri më qafë, duke i dhënë makinës i dehur.
