Analisti Lorenc Vangjeli ka folur lidhur me takimin në Kryeministri të kryeministrit Edi Rama me ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle.
Lidhur me pamjet e publikuara ku duket momenti kur Rama pret ambasadoren në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, Vangjeli theksoi se sipas tij duken pamje të filmuara me porosi. Ai shtoi se filmimi me porosi ndodh për të treguar se një person i rëndësishëm vjen në Tiranë për takim ndërkohë që sot opozita protestoi para Kuvendit.
“Një detaj më interesant në këtë histori e cila nuk ka asnjë shpjegim zyrtar, asnjë komunikatë zyrtare, po duket edhe nga këndi i xhirimit që është një filmim i porositur për të rrëfyer se çfarë ka ndodhur, me të gjitha gjasat. U tha se ishte një qytetar i rastësishëm që kaloi me telefon atje. Po me të gjitha gjasat është një nga ato menutë që serviret nga kryeministri për të treguar shiko se kush po vjen këtu dhe ishte nga pikëpamja sërish formale në një ditë dramatike për të, mazhorancën e tij, politikën shqiptare në përgjegjësi me një kurs përplasje që po duket jo thjesht në horizont, por gjithmonë dhe më pranë me Bashkimin Evopian, me vendet më të fuqishme të Bashkimit Europian dhe mbi të gjitha dhe me Britaninë e Madhe. Kjo duket njëlloj si një çast qetësie, një çast si të hysh në portë. Nuk do të mundja dhe nuk doja të spekulloje për asnjë arsye, sepse ato mund të jenë që nga një vizitë ë kortezie. Nuk besoj se ka ardhur të jap ndonjë mesazh sepse nuk do të ishte ky kanal i përshtatshëm për ta bërë”, tha Vangjeli.
