Rikthimi i Kristi Lamajt në shtëpinë e Big Brother VIP ka bërë menjëherë bujë të madhe në rrjet. Me një hyrje dramatike dhe plot emocion, ai ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke dhënë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për fansat.
“Ta di që do ‘vritem’, do hidhem nga muri…” – u shpreh Kristi, duke lënë të kuptohet se është gati për çdo sfidë brenda shtëpisë dhe nuk ka ndërmend të ndalet.
Por surprizat nuk mbarojnë këtu! Ai ka zbuluar se është duke punuar për një projekt të ri muzikor, një këngë që sipas tij “do bëjë boom”, duke rritur edhe më shumë pritshmëritë e publikut.
Në fund, Kristi nuk harroi të falënderojë të gjithë mbështetësit e tij për dashurinë dhe përkrahjen e vazhdueshme:
“Shumë faleminderit për gjithë këtë dashuri që më keni treguar.”
Mesa duket, rikthimi i tij do të sjellë jo vetëm emocione në shtëpi, por edhe surpriza të mëdha jashtë saj… 👀🔥
