Saturday, March 7, 2026
HomeALBSurprizë nga qielli për Brikenën në Big Brother VIP Albania, mesazhi i...

Surprizë nga qielli për Brikenën në Big Brother VIP Albania, mesazhi i familjes e emocionon deri në lot (Video)

Një moment shumë i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Brikena është surprizuar nga familjarët e saj në një mënyrë krejt të papritur.

Një parashutë (dron) ka fluturuar mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke mbajtur një mesazh të veçantë nga familja e saj. Në të shkruhej: “Ti je krenaria jonë, bëj çfarë të do zemra, ne jemi me ty.”

Mesazhi dukej si një mbështetje e fortë nga familja për Brikenën, duke i dhënë asaj një lloj “drite jeshile” për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë dhe për njohjen që ajo po krijon me Mateon.

Sapo e pa parashutën dhe lexoi fjalët e familjes, Brikena nuk arriti t’i mbante lotët. Ajo u emocionua shumë dhe shpërtheu në të qara, ndërsa banorët e tjerë iu afruan për ta përqafuar dhe për ta qetësuar.

Momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e cilësuan si një nga momentet më prekëse të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments