Partia Socialiste refuzoi sot kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.
Taulant Balla tha se vendimi i PS ishte i duhur pasi çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Sipas Ballës, vepra penale për të cilën akuzohet Balluku mund edhe të mos përfundojë me dënim me burg. Kreu i grupit të PS u “përplas” edhe me moderatoren Grida Duma gjatë narrativës së tij. Duma e pyeti Ballën nëse dështoi reforma në drejtësi, ndërsa socialisti u përgjigj se vendimi nuk e prek hetimin nga SPAK.
Balla: Dëshira e shumë njerëzve është që reforma në drejtësi të dështojë, por shumica, mes tyre edhe PS, duan që reforma të thellojë suksesin e vet. Ajo që kemi bërë publike sot është një vendim i duhur, në momentin e duhur sa i përket respektimit të normës kushtetuese. Zonja Duma, në Republikën e Shqipërisë nuk ka imunitet për askënd. Jemi ndër të pakta vende që e kemi këtë, duhet ta themi që vendet anëtare të BE, në pjesën më të madhe.
Balla: Prokuroria është në të drejtën e vet të bëjë hetimin dhe vlerësojmë që kjo kërkesë nuk është bazuar në prova që Balluku po prish prova. Nuk ka asnjë rrezik që mund të arratiset, ka treguar korrektësi dhe mbi të gjitha ajo që kemi thënë sot është i njëjti mesazh që kemi thënë gjithmonë. Balluku betejën do e bëjë vetë me avokatët e vet. Pse PS po mban qëndrim ndryshe? Është hera e parë që gjendemi para një vendimi të tillë për një vepër që mund të mos dënohet me arrest. Akuza duhet të hetohet, por nuk përbën një akuzë të rëndë.
Duma: Pra a mund të thuhet që SPAK ka luajtur mendsh?
Balla: Unë po të sqaroj. Më kishte marrë malli të të kisha përballë se e ke lënë dobët grupin. Akuza është për shkelje të barazisë në tendera, për të gjithë të tjerët nuk ka pasur masë paraprake arrest me burg pa pasur vendim gjykate. Kuvendi është në të drejtën e vet që të enjten të mos e japë autorizimin
