Krishtlindja, një nga festat më të rëndësishme për miliona besimtarë të krishterë, të cilët shohin Jezus Krishtin si Zot dhe Shpëtimtar.
25 Dhjetori, shënon historinë më të bukur që mund të ketë njohur ndonjëherë njerëzimi. Ngjarja në të cilën Zoti u bë njeri, i lindur si një foshnjë e përulur në grazhdin e një stalle bagëtish. Mishërimi i Perëndisë shënon edhe një moment vendimtar dhe të rëndësishëm në historinë e shpëtimit, është fillimi i një akti dashurie hyjnore, Zoti lë fronin qiellor për të shpëtuar njerëzimin nga mëkati, ky akt dashurie kulmon me vdekjen e ringjallen e Krishtit në Pashkë.
Historia e Krishtlindjes është e mrekullueshme, një virgjëreshë shtatzënë, barinj që marrim lajmin nga engjëjt e shkojnë për të adhuruar Jezusin e tre mbretër të cilët bëjnë rrugë të gjatë për t’i çuar dhurata Mbretit mbi Mbretër.
Katër “temat”, ose telbi i asaj që sjell Krishlindja në janë dashuria, gëzimi, shpresa, dhe paqja, të cilat sipas Shkrimit të Shenjtë, Biblës vijnë nga dhurata më e madhe që ka marrë ndonjëherë njerëzimi Jezus Krishti.
Por pse data 25?
Përmendja e parë zyrtare e 25 dhjetorit si ditëlindja e Jezusit gjendet në një almanak romak të mesit të shekullit të katërt, thotë Shoqata e Arkeologjisë Biblike. Një nga besimet se përse u zgjodh 25 dhjetori është se studiuesit e hershëm të krishterë përcaktuan datën e lindjes së Jezusit duke llogaritur kohën nga vdekja e tij
Festimet sot
Sot Krishtlindja është komercializuar, duke filluar nga shekulli i 20 u transformua në një festë pothuaj laike, me në qendër shkëmbimin e dhuratave. Pjesë e festës u bë edhe figura e Bababgjyshit, që sjell dhurata. Një figurë shumë e dashur sidomos për fëmijët, të cilët mendojnë se ai udhëton me slitë, dhe jeton në polin e veriut.
Gëzuar Krishtlindjen!
