Thursday, January 15, 2026
HomeALB“Skema e re e pastrimit të parave? Hoteli në Palasë dhe emri...

“Skema e re e pastrimit të parave? Hoteli në Palasë dhe emri i Myrto Uzunit – vetëm fasadë për oligarkët?!”

Banorët e vjetër të Palasës thonë se gjithçka ka qenë e qartë që në fillim: televizioni e bëri bujë për një javë të tërë lajmin se futbollisti i kombëtares, Myrto Uzuni, kishte blerë një hotel luksoz në Palasë të Vlorës. Por, pas këtij lajmi fshihet një histori tjetër.

Duke parë precedentët e komedianëve të kthyer në kryebashkiakë, “investitorë strategjikë” e më pas politikanë, shqiptarët janë bërë mjaft të zgjuar kur vjen puna për të zbërthyer skemat e pastrimit të parave të oligarkëve. Sot, metoda më e re e kamuflimit të pasurive është përdorimi i figurave të dashura për publikun – si futbollistët e kombëtares – që perceptohen si njerëz që “i kanë bërë lekët me djersë”.

TV Klan e trumpetoi për ditë të tëra këtë “blerje”, dhe jo pa arsye. Hoteli në fakt i përket djalit të tezës së Sandër Frangajt, Ervin Celaj. Ky i fundit e kishte kaluar prej kohësh në letra në emër të Albi Shytit dhe tani, sipas burimeve, po e “pastron” përmes emrit të Uzunit, duke e shitur si një transaksion të rregullt.

Edhe pse hoteli rezulton me kapital vetëm 10 milionë lekë, investimi në realitet arrin në miliona euro, në një zonë super të shtrenjtë si Palasa. Celaj ka qenë për tre vite drejtues i Departamentit të Mbikëqyrjes së Piraterisë në AMA, ku dyshohet se ka lejuar dhjetëra kabllorë të operojnë në mënyrë të paligjshme në mbarë vendin – gjithmonë në interes të TV Klan.

Në këtë lojë hyn edhe kunati, Erion Gina, i njohur si “punë-mbaruari” i Sandrit, i cili ka dalë në foto me Uzunin për “finalizimin” e marrëveshjes. Përmes tij janë kaluar prej kohësh disa nga pasuritë e mëdha të Frangajt.

Asgjë në media nuk ndodh rastësisht. Edhe video e Uzunit duke hedhur para lumë në dasmën e motrës, sipas burimeve, nuk ka qenë thjesht festë, por një lëvizje për të krijuar idenë se ai është bërë “perandor financiar”, në mënyrë që publiku ta besojë më lehtë historinë e hotelit.

Në fund, mbetet vetëm pyetja:

” Të Fala Sandrit “

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments