Një situatë tepër e ndjeshme dhe e papranueshme për tifozët shqiptarë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.
Në një Instastory të shpërndarë nga vajza e Sylvinhos, teknikut brazilian të Kombëtares së Shqipërisë, shihet vetë Sylvinho së bashku me djalin e tij, i cili mban veshur fanellën e Serbisë 😮
Pamjet kanë shkaktuar zemërim dhe reagime të forta, duke pasur parasysh historinë dhe tensionet e forta sportive e kombëtare mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Shumë tifozë e kanë cilësuar këtë veprim si mungesë respekti, sidomos për faktin se Sylvinho është në krye të Kombëtares shqiptare, një ekip që përfaqëson ndjenjat dhe krenarinë kombëtare të shqiptarëve.
Deri më tani, as Sylvinho dhe as Federata Shqiptare e Futbollit nuk kanë reaguar zyrtarisht, ndërsa debati në rrjete vazhdon të marrë përmasa të mëdha.
👉 Çfarë mendoni ju? Rastësi familjare apo gafë e rëndë?
