Wednesday, January 14, 2026
HomeALBSkandal në tryezën e Berishës/ Selami Jenisherit nuk i jepet fjala, largohet...

Skandal në tryezën e Berishës/ Selami Jenisherit nuk i jepet fjala, largohet në mënyrë demonstrative

Një skandal ka ndodhur në tryezën e Sali Berishës “Zgjidhje për Shqipërinë”, tryezë ku u mblodhën disa parti opozitare aleate të PD-së.

Një nga pjesëmarrësit e këtij takimi, Selami Jenishehri, kryetari i Partisë së Pensionistëve, edhe pse ishte ftuar zyrtarisht nga PD-ja, nuk është lejuar të flasë.

Jenishehri ka kërkuar disa herë fjalën, për të dhënë edhe ai si gjithë pjesëmarrësit e tjerë, kontributin dhe mendimet për “shpëtimin” e vendit, por i është thënë se nuk mund ta marrë fjalën.

Menjëherë pas këtij refuzimi, censurimi dhe pas trajtimit si një manekinë pa të drejtë fjale, Jenishehri është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja. Kujtojmë që në këtë takim morën pjesë figura shumë të rëndësishme të djathta dhe konservatore, si Pastori Akil Pano, Kujtim Gjuzi, Fatmir Mediu, etj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments