Tuesday, March 10, 2026
HomeALBSkandal në Kuvend! Flamur Noka përplaset me gardistin – Ilir Kulla shpërthen:...

Skandal në Kuvend! Flamur Noka përplaset me gardistin – Ilir Kulla shpërthen: ‘Ai është …

Një incident i tensionuar në Kuvend ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në opinionin publik. Deputeti Flamur Noka u përfshi në një përplasje me një punonjës të Gardës së Republikës, ndërsa pamjet e momentit janë shpërndarë gjerësisht në media.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe Ilir Kulla, i cili ka mbrojtur gardistin Aurel Kaja dhe ka kritikuar ashpër sjelljen ndaj tij.

Në reagimin e tij, Kulla thekson se Aurel Kaja nuk është thjesht një punonjës i Gardës, por një person me integritet dhe histori në sport.

“O deputet, ai oficeri që i ke drejtuar grushtin është Aurel Kaja, djalë i dy prindërve shumë të mirë, prind i dy fëmijëve, kampion kombëtar me ekipin kombëtar të volejbollit, me origjinë malësor më shumë se ty dhe burrë me shumë karakter”, shkruan ai.

Më tej, Kulla shton se nëse dikush pretendon të jetë i fortë, duhet të përballet me ata që kanë pushtet dhe jo me punonjësit që janë në detyrë.

“Po të jesh aq cub, drejtohu me grusht ndaj tjetërkujt, ndaj oligarkëve që s’ua përmendni dot as emrat. Turp – Parlament!”, përfundon reagimin e tij.

Ngjarja ka ndezur debat të madh në rrjet, ndërsa shumë qytetarë po komentojnë sjelljen e deputetit dhe mënyrën se si u zhvillua përplasja brenda institucionit më të lartë të vendit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments