Wednesday, January 14, 2026
HomeALBSkandal në BBVIP: Flori, banori i ri, i arrestuar në Itali në...

Skandal në BBVIP: Flori, banori i ri, i arrestuar në Itali në 2015 për pr*stitucion

Prej dy ditësh, “Flori Official” është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku u prezantua nga produksioni si një personazh i njohur i rrjeteve sociale. Hyrja e tij në format u realizua në mënyrë simbolike, e ngjashme me reklamat e tij të shitjeve që publikon në internet.

Megjithatë, gjatë prezantimit nuk u bë publik emri i tij i plotë, por vetëm nofka me të cilën ai njihet online. Emri i vërtetë i banorit është Florian Prini.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Florian Prini rezulton të ketë qenë i përfshirë në një hetim të autoriteteve në Itali në vitin 2015, ku u godit një rrjet prostitucioni. Lajmin e ka rikujtuar Newsbomb.al, duke iu referuar kronikave të publikuara në vendin fqinj në atë periudhë.

Hetimet kishin nisur më 16 qershor 2014, pas një përleshjeje të dhunshme mes prostitutave, ku një grua e re mbeti e plagosur me thikë. Gjatë muajve në vijim, policia italiane rindërtoi ngjarjen, duke zbuluar përplasjen mes prostitutave që vepronin individualisht dhe atyre që, sipas hetimeve, menaxhoheshin nga një çift shqiptar.

Në kuadër të këtij operacioni, Karabinierët arrestuan Florian Prinin dhe Fabiana Hoxhën, partneren e tij në atë kohë. Prini rezultonte rezident i ligjshëm në Itali, ndërsa Hoxha ishte e regjistruar si emigrante. Arrestimi u krye në zonën Torre Pedrera, e cila sipas autoriteteve shërbente si bazë logjistike për këtë aktivitet të paligjshëm.

Aktualisht, nuk dihet nëse produksioni i “Big Brother VIP” ka zgjedhur të mos bëjë publik identitetin e plotë të banorit për shkak të së kaluarës së tij, apo nëse vetë Flori nuk e ka përmendur këtë pjesë të historisë së tij personale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments