Wednesday, January 14, 2026
HomeALBSituatë kritike nga përmbytjet, BE reagon: Gati mbështetja për Shqipërinë

Situatë kritike nga përmbytjet, BE reagon: Gati mbështetja për Shqipërinë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e rënduar që po përjeton vendi si pasojë e përmbytjeve.

Në reagimin e tij, Delegacioni i BE-së bën të ditur se po e ndjek me shqetësim të vazhdueshëm zhvillimin e situatës dhe se është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) po shkëmben informacion dhe pamje satelitore të siguruara nga sistemi Copernicus, për të ndihmuar në vlerësimin e situatës në terren.

Gjithashtu, theksohet se Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me shtetet anëtare, është i gatshëm të ofrojë mbështetje për popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, nëse do të jetë e nevojshme.

Kliko linkun me poshte per te pare videon:

https://www.facebook.com/share/v/1Bc8gnQJJU/?mibextid=wwXIfr

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments