Tuesday, January 13, 2026
HomeALBSituatë alarmante në Durrës: Rreth 900 familje të përmbytura nga reshjet,nën ujë...

Situatë alarmante në Durrës: Rreth 900 familje të përmbytura nga reshjet,nën ujë mbetet edhe burgu

Situata e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut në bashkinë e Durrësit vijon të mbetet problematike. Sipas të dhënave paraprake, rreth 900 familje dyshohet se janë prekur nga përmbytjet.

Gjendja paraqitet veçanërisht e rëndë në zonën e Tregut Industrial, ku prania e ujit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në mallrat e bizneseve që operojnë aty.

Nën ujë raportohet të jetë edhe Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës. Aty ndodhen të paraburgosur dhe të dënuar, përfshirë edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të njohur, si ish-ministri Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

Autoritetet janë në terren dhe situata po monitorohet për të menaxhuar pasojat e reshjeve dhe për të garantuar sigurinë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments