Shuma e kompensimit varet nga të ardhurat vjetore dhe shpenzimet e kryera për fëmijët:
Individët me të ardhura nën 1,2 milionë lekë në vit përfitojnë shpenzime arsimore maksimale 100,000 lekë, dhe kompensimi mund të arrijë 250 euro. Individët me të ardhura mbi 1,2 milionë lekë në vit dhe një fëmijë në ngarkim marrin rreth 62 euro kompensim në vit. Individët me të ardhura mbi 2 milionë lekë dhe dy fëmijë nën 18 vjeç, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 96,000 lekë, kompensimi është rreth 12,000 lekë. Për individët me pagë mbi 200,000 lekë në muaj dhe tatim 23%, kompensimi për fëmijë është 11,040 lekë.
Sistemi e-Tax llogarit automatikisht vlerën e kompensimit pas plotësimit të DIVA-s, edhe për ata që nuk kanë detyrim ligjor për ta bërë deklarimin.
Afati për aplikim
Sistemi për plotësimin e DIVA-s u hap më 22 janar. Afati për plotësim është deri më 31 mars 2026. Afati për aplikim për kompensimin është deri në 3 muaj pas plotësimit të DIVA-s.
Kompensimi jepet për diferencën e tatimit vjetor të paguar që rezulton nga rillogaritja pas zbritjes së shpenzimeve për arsimin e fëmijëve.
Procedura, si do bëhet aplikimi
Adminsitrata tatimore sqaroi pas hyrjes në sistemin e-Tax, për të krijuar çështje si kërkesë për rimbursim, do të klikohet mbi modulin eFiling Im, duke përzgjedhur Çështjet e mia mbi të cilin do të klikohet.
Më pas do të dalë moduli Lloji i Çështjes (ku të mundëson 4 opsione zgjedhjeje), por do të klikohet mbi opsion e dytë me emrin Pyetje të Përgjithshme, për të krijuar një çështje të re
Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet numri i dokumentit identifikues për DIVA-n e plotësuar dhe një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbipaguar (sipas vlerës së shfaqur në DIVA).
