Tuesday, March 10, 2026
HomeALBShuhet infermierja 22-vjeçare humbi betejën me sëmundjen

Shuhet infermierja 22-vjeçare humbi betejën me sëmundjen

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin e Librazhdit, pasi infermierja 22-vjeçare Klarisa Zharri ka ndërruar jetë në një spital në Itali, ku po trajtohej për një sëmundje të rëndë të mëlçisë. E reja vuante nga një sëmundje autoimune që kishte çuar në cirrozë të avancuar dhe dështim funksional të organit, ndërsa kishte nevojë për një transplant të mëlçisë për të shpëtuar jetën.

Historia e saj preku shumë njerëz dhe u kthye në një simbol solidariteti, pasi qytetarë nga Librazhdi, por edhe nga qytete të tjera dhe diaspora shqiptare, u bashkuan për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për trajtimin e saj. Brenda pak kohësh u sigurua shuma prej rreth 100 mijë eurosh, që i dha mundësi Klarisës të udhëtonte drejt Italisë për të kryer procedurat e nevojshme për transplantin.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe shpresës së madhe që shoqëroi historinë e saj, 22-vjeçarja nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen. Largimi i saj ka lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe te të gjithë ata që u bashkuan për ta ndihmuar. 🕊

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments