Thursday, March 19, 2026
HomeALBShtohen rivalët e Berishës! Demokratja e sfidon publikisht: Gati të marr drejtimin...

Shtohen rivalët e Berishës! Demokratja e sfidon publikisht: Gati të marr drejtimin e PD-së…

Ish-demokratja Alesia Balliu ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e saj për të marrë në drejtim Partinë Demokratike në garën e 23 majit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë aktivistja Balliu e cila përmes një postimi të bërë në rrjet shkroi se është e gatshme të konkurrojë për të marrë përsipër drejtimin e PD-së që sipas saj prej vitesh është në gjendje krize.

“Nuk kam ndërmend ta zbukuroj realitetin: kjo parti nuk është sot në krizë rastësisht. Është në krizë sepse për vite me radhë është drejtuar nga një model që ka refuzuar të lexojë humbjet, të pranojë përgjegjësinë dhe të respektojë rregullat që vetë i ka vendosur” shkroi Balliu në postimin e saj.

Ndërsa më tej Balliu shkruan se humbjet e njëpasnjëshme të PD-së në zgjedhje kanë ardhur nga lidershipi i njëjtë që prej vitesh ka rrënuar partinë, duke iu referuar këtu Berishës. Më tej Balliu shkruan se PD-ja nuk duhet lërë më në dorën e një personi që sulmon drejtësinë për interesat e veta.

“PD-ja nuk u krijua për të qenë pronë individësh. Ajo u krijua për t’u bërë derë komunikimi me partnerët tanë strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe për të sjellë zërin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Një kryetar që sulmon drejtësinë ose prish besimin me aleatët tanë, nuk mund të përfaqësojë këtë mision” theksoi Balliu.

Po ashtu aktivistaj nënvizoi se nga sot i ka hapur një sfidë Berishës duke konkurruar për të marrë në dorë drejtimin e Partisë, duke shtuar se ajo po tenton që të përmirësojë gjendjen aktuale të PD-së.

“Sot, sfida nuk është mes meje dhe një individi. Sfida është mes dy modeleve: një modeli që mban peng të ardhmen, dhe një modeli që kërkon ta hapë atë” shtoi më tej Balliu.

Kujtojmë se dy ditë më parë dhe Evi Kokalari shpalli kandidaturën e saj për kryetare të Partisë Demokratike. Ajo ka kërkuar që emri i saj të përfshihet si kandidate përballë Berishës në zgjedhjet për drejtimin e Partisë Demokratike që pritet të mbahen më 23 maj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments