Tuesday, March 17, 2026
HomeALBShqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli

Shqipëria shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, reagon Izraeli

Izraeli ka reaguar pasi vendi ynë shpalli Iranin sponsor të terrorizmit, rezoluta që u votua me 79 vota pro në Kuvend.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, përmes një postimi në platformën X, ka shprehur vlerësim për kryeministrin Edi Rama dhe Kuvendin për rezolutën të cilën e quan historike.

Më tej ai thekson se ‘ky është një demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë’.

“E vlerësoj kryeministrin shqiptar @ediramaal dhe Kuvendit të Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.”, shkruan ministri i Jashtëm i Izralit, Gideon Sa’ar

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments