Tuesday, February 10, 2026
HomeALB“Shqipëria, anëtare themeluese!”/ Rama tregon çertifikatën e firmosur nga Trump…

“Shqipëria, anëtare themeluese!”/ Rama tregon çertifikatën e firmosur nga Trump…

Llogaria zyrtare e “Bordit të Paqes” të themeluar nga Presidenti Amerikan, Donald Trump ka publikuar ftesat për secilin vend, mes tyre edhe Shqipëria.

Postimi është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama i cili përfaqësoi Shqipërinë.

Në njoftimin e publikuar, “Bordi i Paqes” shprehet se “mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, ndërsa grafika shoqëruese përmban simbole shtetërore dhe flamurin shqiptar.

Pak ditë më parë në Davos u mbajt edhe samiti që hodhi themelet e këtij Bordi, ku vendet që kishin pranuar ftesën e Donald Trump nënshkruan marrëveshjen.

Megjithatë aderimi i Shqipërisë në këtë organizatë të re u miratua edhe në Parlamentin e Shqipërisë me votat e mazhorancës dhe opozitës

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments