Friday, February 13, 2026
HomeALBShpërthimi i fruthit nëpër kopshte? ISHP reagon zyrtarisht: Ja e vërteta, çfarë...

Shpërthimi i fruthit nëpër kopshte? ISHP reagon zyrtarisht: Ja e vërteta, çfarë po ndodh…

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas disa raportimeve për shpërthim të rasteve të fruthit në një kopsht të Tiranës. Në një deklaratë zyrtare, ISHP thotë se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në institucionet parashkollore.

Instituti bën thirrje që informacionet të merret vetëm nga burime zyrtare, për të shmangur krijimin e panikut të panevojshëm.

Në të njëjtën kohë, iu bën thirrje prindërve rëndësinë e kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe bërjen e vaksinës si masa më e sigurt dhe efektivë për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në asnjë kopsht apo institucion parashkollor në qytetin e Tiranës, siç është raportuar në disa media. I bëjmë thirrje publikut të informohet vetëm nga burime zyrtare dhe të shmangë përhapjen e informacioneve të pasakta, që krijojnë panik të panevojshëm.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve të respektojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe të sigurojnë vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre, si masa më e rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit individual dhe publik. Vaksinimi mbetet masa më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e sëmundjeve infektive. Instituti i Shëndetit Publik do të vijojë të informojë qytetarët në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme“, njofton ISHP.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments