Një deklaratë e fundit nga ish-banori i Big Brother VIP, Alesio Alia, ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale dhe ka sjellë reagime të shumta nga fansat e spektaklit.
Gjatë një prononcimi të fundit, Alesio u shpreh se Brikena kishte pëlqim për të, një deklaratë që ka habitur shumë ndjekës, pasi vetëm disa ditë më parë ai kishte thënë se mes tyre nuk kishte asnjë interes apo pëlqim.
Pas kësaj deklarate, në rrjetet sociale kanë nisur kritikat ndaj tij. Një video që po qarkullon në TikTok është bërë virale, ku përdorues të ndryshëm e kritikojnë Alesion për ndryshimin e qëndrimit.
Në videon që po shpërndahet gjerësisht, thuhet se Alesio kishte deklaruar më parë se as ai dhe as Brikena nuk kishin pëlqim për njëri-tjetrin, ndërsa tani po bën deklarata të tjera, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.
Shumë komentues në rrjet janë shprehur se kjo deklaratë duket kontradiktore dhe kanë kritikuar faktin që emri i Brikenës po përmendet vazhdimisht nëpër emisione.
Debati vazhdon të jetë i nxehtë në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Brikena do të reagojë ndaj kësaj situate që po komentohet shumë nga fansat.
