Një moment i tensionuar është regjistruar në shtëpinë e spektaklit, ku Miri është acaruar fort ndaj Artanit për shkak të ushqimit. Situata u ndez kur Artani tentoi të prekte përsëri ushqimin, gjë që e revoltoi Mirin.
I nervozuar, Miri iu drejtua Artanit me tone të ashpra duke i thënë: “Për kokë të gocës, po e preke ushqimin unë dal direkt nga shtëpia!”, ndërsa në shenjë zemërimi goditi edhe tavolinën.
Pavarësisht paralajmërimit, Artani u duk se po tentonte sërish të afrohej te ushqimi, moment që u dëgjua edhe nga Selina, e cila vendosi të ndërhyjë menjëherë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Ajo u fut mes tyre dhe iu drejtua Artanit me fjalën “Mos!”, duke tentuar të qetësojë konfliktin. Pas ndërhyrjes së saj, Artani u tërhoq dhe situata u qetësua.
Megjithatë, ndërhyrja e Selinës ka ngritur edhe pikëpyetje te publiku: Pse vendosi ajo të futet në mes? A ishte për të shmangur një debat më të madh, apo sepse pa Mirin loja në shtëpi nuk do të ishte më e njëjtë?
Pamjet e këtij momenti po bëjnë xhiron në rrjet dhe kanë hapur diskutime të shumta mes ndjekësve të spektaklit. Shikoni videon dhe gjykoni vetë se çfarë ndodhi në të vërtetë.
