Friday, February 20, 2026
HomeALB“Shkresa tek bankat dhe kadastra: SPAK rrit presionin ndaj Ballukut!”

“Shkresa tek bankat dhe kadastra: SPAK rrit presionin ndaj Ballukut!”

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka intensifikuar hetimet ndaj Belinda Ballukut, e akuzuar për abuzime me tenderat në Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

Sipas informacionit të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, prokurorët kanë kërkuar të dhëna mbi pasurinë e Ballukut në disa banka të nivelit të dytë.

“Gjatë ditëve të fundit po kryhen hetime lidhur me pasurinë e Ballukut, dhe prokurorët kanë dërguar kërkesa tek institucionet përkatëse, si bankat e nivelit të dytë, kadastra dhe të tjera, për të marrë informacion mbi pasurinë e saj dhe të personave të lidhur me të,” tha Lala.

Ajo shtoi se, pas grumbullimit të të gjitha të dhënave, do të bëhet regjistrimi i procedimit penal lidhur me hetimin pasuror.

Hetimet pritet të sjellin zhvillime të mëtejshme në ditët e ardhshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments