Thursday, January 15, 2026
HomeALBShkak Gjesti? Joz Markun nuk e pranojnë në hotel, shoqëruesi i tij...

Shkak Gjesti? Joz Markun nuk e pranojnë në hotel, shoqëruesi i tij përleshet me recepsionistin

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Jozi, është rikthyer në titujt e mediave rozë, këtë herë për një incident të dhunshëm të ndodhur në Gjilan.

Prania e tij në Kosovë ka tërhequr vëmendje të menjëhershme, duke pasur parasysh historinë e tij të tensionuar me publikun vendas.

Sipas raportimeve të fundit, Jozi së bashku me mikun e tij, Fitim Gashi dhe disa vajza, janë paraqitur në një hotel në orët e vona për të kërkuar dhoma.

Mungesa e vendeve të lira duket se ka qenë shkëndija e një konflikti që ka agravuar shpejt. Miku i tij është përleshur fizikisht me recepsionistin, duke thyer edhe sende në ambientet e pritjes, ndërsa burimet thonë se Jozi ka qëndruar në makinë gjatë momentit të sherrit.

Edhe pse ky incident u raportua si pasojë e mungesës së dhomave, fakti që protagonist është Jozi ka rizgjuar menjëherë kujtesën e hidhur të publikut.

Kujtojmë se gjatë BBV, Jozi u skualifikua pasi ofendoi rëndë fituesin e atij edicioni, Gjestin, duke e quajtur “kopil shkine”.

Ky term, që konsiderohet tejet fyes dhe prek plagët e luftës, shkaktoi një revoltë masive në rrjet.

Në atë kohë, mijëra komentues nga Kosova e shpallën Jozin të “padëshiruar” në vendin e tyre.

Duket se rikthimi i tij në Kosovë, edhe pse për qejf, nuk ka kaluar pa zhurmë dhe telashe, duke lënë të kuptohet se tensioni rreth figurës së tij mbetet ende prezent.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments