Friday, January 16, 2026
HomeALBSherr i dhunshëm mes tre të rinjve në Tropojë (Detaje)

Sherr i dhunshëm mes tre të rinjve në Tropojë (Detaje)

Një konflikt i vazhdueshëm mes disa të rinjve në Tropojë ka përfunduar në dhunë fizike.

Sipas të dhënave, dy grupe të rinjsh kanë pasur përplasje të përsëritura, duke akuzuar njëri-tjetrin për përndjekje. Situata ka dalë jashtë kontrollit, kur konflikti ka kaluar në sherr fizik.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur procedim penal ndaj tre të rinjve, të cilët do të hetohen në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. M., 33 vjeç, Sh. O., 31 vjeç, dhe F. Rr., 25 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, pasi dyshohet se shtetasit B. M. dhe Sh. O. kanë përndjekur shtetasin F. Rr., ndërsa ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit F. M., me pretendimin se ai po e përndiqte”, njofton policia.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments