Një iniciativë prekëse është ndërmarrë së fundmi nga Shaqir Pelushi, i cili ka vendosur të ndihmojë publikisht ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Stenaldo Mehilli.
Pelushi ka hapur një fushatë në platformën “GoFundMe”, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të kontribuojnë për një kauzë të rëndësishme: sigurimin e një shtëpie për Stenaldon.

Ja këtu është linku për të kontribuar:⬇️
Sipas informacionit të shpërndarë, Stenaldo jeton vetëm me nënën e tij në Tiranë dhe ka shprehur nevojën për të pasur një banesë të qëndrueshme. Pikërisht për këtë arsye, është vendosur që përmes kësaj nisme të mblidhen 100 mijë euro, shumë e cila do të shërbejë për blerjen ose ndërtimin e një shtëpie të re për të.
Fushata ka nisur të marrë vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa shumë qytetarë kanë filluar të reagojnë dhe të kontribuojnë, duke e parë këtë si një akt solidariteti dhe mbështetjeje për një histori njerëzore.
Shaqir Pelushi, përmes kësaj nisme, ka treguar se solidariteti dhe bashkimi i njerëzve mund të bëjnë diferencën, sidomos kur bëhet fjalë për nevoja kaq të rëndësishme si një strehë për jetesë.
