Një moment i veçantë dhe disi i papritur është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, këtë herë i lidhur sërish me raportin mes Mateos dhe Brikenës.
Mbrëmjen e kaluar, teksa ndodhej i shtrirë në krevat, Mateo ka bërë një veprim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Ai ka marrë “Bolin”, arushin e pellushit të Brikenës, dhe e ka përqafuar fort, duke fjetur me të gjatë natës.
Ky gjest është interpretuar nga publiku si një shenjë nostalgjie dhe mungese për Brikenën, sidomos në një moment kur marrëdhënia mes tyre duket e ftohtë dhe e paqartë.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa fansat janë ndarë në mendime:
disa e shohin si një gjest të ndjerë, ndërsa të tjerë si pjesë e lojës.
A është ky një sinjal që Mateo ende ka ndjenja për Brikenën? Apo thjesht një moment i zakonshëm në shtëpi?
